bg_image

DOKUMENTAT E SIGURIMIT

Broshura e çertifikatës suaj të asistencës rrugore (siguracion karrotreci).

Mirë se erdhët te Automobile Association of Albania.

Kjo broshurë përmban cdo gjë që ju duhet të dini në lidhje me këtë çertifikatë sigurimi, prandaj ju lutem lexojeni me vëmendje dhe referojuni kësaj kur ju do të keni nevojë.

Në paragrafet në vazhdim ne do të përshkruajmë çertifikatën e sigurimit me karrotrec dhe do t’ju japim këshilla se cfarë duhet të bëni kur makina juaj prishet ose përfshihet në një aksident dhe se si të kërkoni asistencën tonë.

Informacionet e Klientit ose të dhënat

Ju duhet të na informoni në qoftë se ndryshoni te dhënat tuaja:

  • Nëse ju ndryshoni automjetin dhe dëshironi ta transferoni sigurimin te automjeti juaj i ri.
  • Nëse ju dëshironi të ndërroni emrin e secilit shofer.
  • Nëse automjeti juaj rezulton te këtë një difekt gjatë një inspektimi nga ju ose nga persona te kualifikuar si oficerët e policisë.
  • Nëse ju nuk siguroheni që informacioni është gjithmonë i saktë, ju mund të humbisni sigurimin.

Për cdo ndryshim na informoni në e-mailin info@roadassistance.al

Sigurimi

Ne mbulojmë një automjet ashtu sic është përshkruar në opsionin “Bli Siguracionin” në website-n tonë.

Pësuat një defekt? Mos u frikësoni.

Në këtë faqe do të gjeni këshillat e nevojshme!

Si fillim sigurohuni që ju dhe pasagjerët të jeni sa më të sigurt dhe më pas na kontaktoni ne:

Linja 1: +355 69 601 0100 | Linja 2: +355 69 607 0888.

Karakteristika të rëndësishme
  • Ne mund të kontaktojmë familjen tuaj, shoqërinë ose kolegët për t’i njoftuar që ju keni pësuar difekt dhe që ndihma është rrugës.
  • Ju nuk jeni të mbuluar për një defekt të shkaktuar nga ju ose dikush tjetër, kur ju e keni marr asistencen per te njejtin problem dhe ne ju kemi kërkuar ta riparoni atë defekt dhe ju nuk e keni bere, përveç nëse ne kemi rënë dakord që ju ta bëni këtë.
  • Automjetet me “targa tregtarësh“ ose automjete që sapo janë importuar për përfitim komercial ose ato që janë blerë në ankand nuk janë të përfshira nga kjo politikë.
  • Nëse makina juaj është përfshirë në një aksident, kjo mund të mbulohet nga një sigurim motorik (TPL). Ne mbase mund t’ju ndihmojmë ju dhe ta rikuperojmë automjetin, por ju duhet te paguani koston e shërbimit te karrotrrecit dhe ta kërkoni ate më pas nga siguruesi i automjetit tuaj. Ne do të bëjmë më të mirën për tu siguruar që ju do të merrni tarifën më të mirë të mundshme dhe do t’ju ndihmojmë ju dhe siguruesin e automjetit tuaj kur të bëni një kërkesë.
  • Ne nuk do të mbulojmë asnjë kërkesë kur automjeti juaj është tashmë në garazh apo në vende të tjera riparimi.
  • Ju mund të kërkoni shërbimin tonë të asistencën rrugore sapo siguracioni juaj të aktivizohet (pas 24 orësh nga blerja e siguracionit) për sa kohë që automjeti juaj nuk ka defekt, është në gjendje te lëviz në rrugë.
  • Nëse ju keni pësuar defekt dhe dëshironi të blini siguracionin e asistencës rrugore, fillimisht ne do tju faturojmë një tarifë thirrje dhe  rimorikimi dhe me pas tju ofrojmë te blini siguracionin me zbritje!!
  • Sipas kësaj çertifikate sigurimi ne do t’ju lejojmë 3 thirrje në vit per asistencë rrugore për sa kohë që kjo nuk është një thirrje e përsëritur për të njëjtin problem dhe ju nuk e keni rregulluar atë. Në raste të tilla ne kemi të drejtën që t’ju bëjmë përgjegjës për tarifat e thirrjeve dhe rimorkimit me karrotrec me një tarfë të vecantë të anëtarëve.

Siguracioni juaj është i përbërë nga kjo broshurë e politikave dhe nga çertifikata e sigurimit.

Trajtojini termat dhe kushtet si pjesë e një dokumenti, lexojini me kujdes dhe mbajini te sigurta. Së bashku ato bëjnë kontratën tonë me ju, bazuar në informacionin që ju keni dhënë.

Në shkëmbim të cmimit që ju keni paguar te ne, do t’ju japim asistencë rrugore sic është përshkruar në çertifikatë për aq kohë sa ju dhe pasagjerët tuaj ndiqni termat dhe kushtet.

Ligji për këtë kontratë është ligji i Republikës së Shqipërisë, por ju mund të komunikoni në shqip ose anglisht. Gjithashtu ne mund të gjejmë persona që flasin gjuhë të tjera që t’ju asistojmë në cdo kohë.

Disa përkufizime

Defekt

Nëse një situatë ndodh në Republikën e Shqipërisë, gjatë kohës së sigurimit tuaj sic tregohet në Çertifikatën e Sigurmit, kur ju nuk mund të drejtoni automjetin tuaj për shkak të defekteve mekanike ose elektrike, zjarrit, vjedhjes, tentativës për vjedhje ose dëmtim me qëllim të keq.

Përkufizimi i defektit përfshin gomat e rëna, mbarimi i karburantit, bateri e rënë, humbja ose thyerja e celsave të makinës suaj. Ju mund të na telefononi ne nëse makina juaj ngec ne ujë, borë, rërë dhe baltë ose nëse një pjesë nga makina juaj ndalon së punuari dhe e bën automjetin te pa perdorshem ose të rrezikshëm për ta drejtuar atë. Për shembull, nëse fshirëset e xhamave ndalojnësë punuari kur është duke rënë shi ose nëse fenerët nuk punojnë dhe është errësirë.

Përndryshe, ju duhet të drejtoheni te dyqani më i afërt i aksesorëve të makinave ose servisi më i afërt për të rregulluar pjesët e dëmtuara për veten tuaj.

Ju nuk mund ta përdorni këtë mbulim si një alternativë për shërbimet rutinë apo si një rrugë që mos të paguani për kostot e riparimit dhe kështu do t’ju duhet të paguani për pjësët e ndryshuara dhe tarifat e punës. Ne do të bëjmë më të mirën për t’u siguruar që cdo cmim të jetë i arsyeshëm.

Automjeti duhet te mirëmbahet në përputhje me rekomandimet e prodhuesit. sic janë mbajtja nivelit të ujit dhe vajit në nivelin e caktuar.

Plani i Sigurimit

Ky dokument përmban emrat e caktuar te shoferit ose shoferëve që tregohen dhe identifikohen në certifikatën e sigurimit dhe ajo përcakton detajet e mbulimit tuaj.

Automjeti

Cdo automjet që ne kemi rënë dakord për të mbuluar dhe përshkruar në certifikatën tuaj të sigurimit.

Automjeti duhet të përshtatet më përshkrimin që është rënë dakord në faqen “Bli Siguracionin“ dhe të jetë brenda një nga këto kategori dhe të plotësojë kriteret që ne kemi vendosur:

  1. makina me peshë deri në 3.5 ton,
  2. motocikletat,
  3. furgona të vegjël dhe kamper deri në 3.5 ton,
  4. furgona dhe kamper që peshojnë nga 3.5 deri 5 ton,
  5. trailer dhe rulota që kërkojnë rregullime të vecanta për t’i tërhequr.

Karburanti

Materiali i përdorur për t’i dhënë fuqi një automjeti, si benzinë, naftë dhe elektricitet por pa u kufizuar në këto.

Shtëpia

Adresa primare e mbajtësit të sigurimit.

Polica

Kjo broshurë dhe certifikata e sigurimit.

Mbajtësi i Siguracionit

Shoferi me emrin e parë në certifikatën e sigurimit.

Pajisjet e specializuara

Mund të përfshijë vinca, patina, cikrik dhe pajisje të tjera që nuk janë të zakonshme për të rregulluar automjete.

Koha e sigurimit

Koha e mbulimit është 24 orë nga koha që ju paguani për Policën e Sigurimit dhe zgjat për një vit kalendarik ose 3 muaj sipas abonimit qe ju zgjidhni. Nëse ju pësoni defekt përpara se sigurimi fillon do t’ju ofrojmë përsëri ndihmë por për këtë do të këtë një tarifë dhe do të kërkohet që ju të paguani për të.

Rikuperimi

Ne kemi një rrjet të zgjeruar të karrotrecëve me një kohë të synuar prej 16 minutash. Ata do të synojnë që t’ju cojnë në servisin më të afërt që do të jetë brenda 20 km.

Nëse dëshironi të shkoni në një distancë më të largët se kjo atëhërë ju do të tarifoheni për distancën shtesë me një tarifë krahasuese (shikoni faqen e tarifave).

Ne nuk e mbulojmë koston e punës së bërë në servis.

Ne nuk e mbulojmë koston e gomave të ndryshuara, por do të sigurohemi që t’ju ofrohen goma me një cmim konkurrues.

Nëse ju nuk mund të përdorni automjetin tuaj.

Nëse automjeti juaj prishet dhe nuk mund të rregullohet, ne do të përpiqemi të gjejmë një automjet të përshtatshëm me qera nga ofruesit e njohur. Këto kosto nuk përfshihen në sigurimin prej nesh, por këto shërbime ofrohen për t’ju ndihmuar ju me njohuritë lokale.

Ne nuk mbulojmë kostot e transportimit të mallrave, kafshëve shtëpiake apo sendeve të tjera të mëdha ne automjetin tuaj, por do të provojmë që t’ju ndihmojmë aty ku mund të përdorim ekspertët tanë lokal.

Shofer emergjence

Nëse për ndonjë arsye jeni shpallur i papërshtatshëm nga ana shëndetsore për të drejtuar, ne mund ta mbulojmë makinën tuaj sepse ju jeni në makinë por do të na duhet prova për gjëndjen tuaj shëndetsore që mund ta trajtojmë shoferin e emergjencës si të ishte një nga shoferët e përmëndur.

Karburanti i gabuar

Ndërsa do të marrim pjesë, nuk do të mbulojmë çmimin e dekontaminimit, pastrimit dhe shkarkimit të karburantit.

Cfarë nuk mbulojmë ne:
  • Tarifat e punës në garazhin ku ne ju cojmë.
  • Kostot e pjesëve ose materialeve.
  • Kostot e gomës rezervë ose gomave nëse nuk mund t’i përdorim tuajat.
  • Kostot e bravandreqësve, xhamave ose gomistëve.
Pësuat një defekt? Mos u frikësoni!

Kjo është ajo cfarë ju duhet të bëni:

  • Shkoni jashtë rrugës aq larg sa të mundeni me siguri.
  • Ndizni dritat e bllokazhit.
  • Na telefononi.
  • Përdor Whatsapp për t’ju treguar vendndodhjen.
  • Përdor Whatsapp për të dërguar foto të vendodhjes së makinës suaj dhe ngjyrës së saj.
  • Kontrolloni në hartë se ku jeni.
  • Na tregoni cfarë dini rreth asaj që nuk shkon me makinën tuaj dhe sa persona janë me ju.
  • Nëse është e sigurt per t’a bërë vendosni një trekëndësh paralajmërues të kuq.
  • Kur djemtë tanë të arrijnë pyetini ata për ID e tyre dhe ata mund t’ju tregojnë mesazhet që u kemi derguar.

Nëse ju pësoni një defekt në autostradë. Përpara setë na telefononi, ndiqni këto hapa:

  • Përpiquni që të pozicionoheni në një dalje ose vendosuni në një zonë emergjence.
  • Nxirreni automjetin jashtë rruge sa më larg që është e sigurt, që ju të dilni nga automjeti në mënyrë të sigurt.
  • Ndizni dritat e bllokazhit dhe nëse është darkë ndizni dritat anësore.
  • Kthejini rrotat në të djathtë nëse është e mundur.
  • Nëse është e SIGURTË të dilni nga automjeti, atëherë dilni nga ana më e largët nga trafiku dhe sigurohuni që pasagjerët tuaj të bëjnë të njëjtën gjë.
  • Nëse nuk mund të dilni nga automjeti, vendosni rripin e sigurimit, ndizni dritat e bllokazhit dhe më pas telefononi Policinë.

Pika të tjera që duhet t’i mbani mend:

  • Nëse keni jelekë me shikueshmëri të lartë.. vishni ato.
  • Kaloni pas barrierave të sigurisë dhe jini të vetëdijshëm për trafikun për t’u siguruar që mund të shihni ndonjë rrezik si mbeturinat.
  • MOS QËNDRONI aty ku automjeti juaj do t’ju lëndonte nëse një automjet tjetër do të përplasej me të.
  • Sigurohuni që të gjithë pasagjerët janë në një distancë të sigurt dhe nën kontroll.
QËNDRONI NË NJË ZONË TË SIGURT DHE PRISNI për karrotrecin dhe/ose policinë.