Nga makinat tek trailerat, ne mund të asistojmë të gjithë flotën e automjeteve të biznesit tuaj.
Ne e bëjmë këtë prej vitesh, duke bashkëpunuar me shumë biznese të ndryshme. Gjatë kësaj kohe, ne kemi qenë gjithmonë duke ju asistuar 24/7 në të gjithë Shqipërinë. Ne mbulojmë bizneset me çdo numër automjetesh, sa më shumë automjete, aq më i ulët do të jetë kostoja për çmimin e automjetit që do të paguani.
Ne e dimë se automjetet e biznesit tuaj janë shumë të rëndësishme, kështu që do t'i asistojmë ato, pavarësisht se kush drejton makinën.

Përfitimet ekonomike
Kurseni deri në 40% duke bërë një Sigurim mbi Asistencën Rrugore për flotën e biznesit tuaj, shërbimi rastësor i karrotrecit kushton shumë më tepër.

24/7 Asistencë rrugore
Shërbimi ynë ofrohet 24/7, ju do të ndihmoheni nga një karrotrec duke ju derguar në servisin më të afërt.

Asistencë për automjete të ndryshme
Makinë, motoçiklet, furgon, kamper, trailer dhe karavanë - ne i asistojmë të gjitha llojet e automjeteve.
Asistenca Rrugore për Bizneset
Ne mbulojmë makina, motoçikleta, furgona, kamper, trailer dhe karvane që janë të regjistruara ose ndodhen përkohësisht në Shqipëri.

Pasagjerët
Automjetet duhet të mbajnë numrin e pasagjerëve të rekomanduar nga prodhuesi.

Pesha
Automjetet duhet të peshojnë më pak se 4000 kg duke përfshirë ngarkesën.

Dimensionet
Dimensionet max të automjeteve: 7m gjatësi, 3m lartësi dhe 2.55m gjerësi.

Shërbimet
Automjetet duhet të mirëmbahen rregullisht dhe të përdoren siç duhet.
Si do t'ju ndihmojmë nese makina juaj do të prishet.

Automobile Association of Albania, rrjeti kombëtar i korrotrecëve.
Ne mbulojmë të gjithë territorin e Shqipërisë duke ofruar një shërbim cilësor nga profesionistët tanë. Shërbimin tonë e gjeni në çdo pikë kufitare, në vendet turistike dhe në të gjitha qytetet e Shqipërisë.
Ne ofrojmë nivele të ndryshme të Asistencës Rrugore për lloje të ndryshme automjetesh: motoçikleta, makina, furgona e kampe deri në 3,5 ton, furgona e kampe deri në 5 ton, trailer dhe karvanë.
Ne nuk kemi një flotë karrotrecësh identike, por kemi mënyrën tonë për t'i bërë gjërat, me marrëveshje bashkëpunimi me shumë profesionistë karrotrecësh në të gjithë Shqipërinë.